Festa e Verës, një urë mes traditës dhe brezave të rinj në Itali

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Më 14 Mars, Shqipëria feston Ditën e Verës, një nga festat më të dashura e të lashta, që simbolizon rigjallërimin e natyrës dhe fillimin e një cikli të ri jete. Në këtë ditë, rrugët e qyteteve shqiptare gumëzhijnë nga gëzimi dhe entuziazmi i njerëzve që festojnë pranverën, natyrën dhe bashkimin familjar.

E njëjta atmosferë festive është ndjerë edhe në komunitetin shqiptar në Itali, ku shkollat shqipe të diasporës u shndërruan në qendra të traditës, duke e përjetuar Ditën e Verës si një mundësi për të ruajtur lidhjet me atdheun dhe për të forcuar identitetin kulturor.

Në shkollën shqipe "Riva del Garda"
Në shkollën shqipe “Riva del Garda”

Shkollën Shqipe “Riva del Garda”, nxënësit sollën me vete jo vetëm librat, por edhe lulet e para të pranverës. Tatjana Beqari, një nënë nga Elbasani, solli me vete simbolin e kësaj feste, ballokumet, të përgatitura sipas traditës së familjes së saj. Fëmijët u përfshinë në lojën tradicionale të “kërcitjes së vezëve”, një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, ku veza fituese ishte ajo e vogëlushes Noemi, duke sjellë edhe një mesazh shprese për forcimin e lidhjeve me origjinën.

Shkolla Shqipe "Korabi" në Bolonja
Shkolla Shqipe “Korabi” në Bolonja

nuk mbeti pas në festime. Nxënësit shprehën kreativitetin e tyre me vizatime dhe kompozime kushtuar pranverës, ndërsa në ambientet e jashtme u zhvilluan lojëra dhe aktivitete që e bënë ditën edhe më të gëzueshme. Për ta, kjo festë nuk është thjesht një ditë kalendarike, por një mundësi për të përjetuar dhe përcjellë traditat shqiptare në një mënyrë argëtuese dhe edukative.

Udha e Shkronjave
Udha e Shkronjave

Shkollën Shqipe “Udha e Shkronjave” në Asti, fëmijët provuan aftësitë e tyre në kuzhinë, duke përgatitur ballokume dhe biskota me duart e tyre të vogla. Me poezi dhe këngë kushtuar Ditës së Verës, ata përmbyllën festimet me vargjet: “Plot gaz e hare, së bashku ne këndojmë!”, duke përcjellë mesazhin e një pranvere të mbushur me shpresë dhe gëzim.

Nxënëse të Shkollës Shqipe “Scanderbeg"
Nxënëse të Shkollës Shqipe “Scanderbeg”

Parma, e vogla Arisa solli një fotografi me manushaqe, simbolin e qytetit ku ajo rritet. Nxënësit e Shkollës Shqipe “Scanderbeg” e përjetuan Ditën e Verës përmes artit dhe simbolikës së luleve, duke krijuar një imazh të gjallë të pranverës me punimet e tyre. Për ta, pranvera nuk është vetëm një stinë, por një ndjesi e gjallë që lidhet me rrënjët dhe identitetin e tyre.

Festa vijoi edhe në Shkollën Shqipe në Novara, ku fëmijët, të rrethuar nga lulet dhe punimet e tyre artistike, krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe festive. Përveç lojërave dhe aktiviteteve krijuese, harmonia dhe dëshira për të qëndruar së bashku në gjuhën shqipe ishte elementi më i rëndësishëm i kësaj dite.

Një simbol i përbashkët në të gjitha shkollat ishte “verorja”, një fill i kuq e i bardhë që nxënësit premtuan ta varnin në një degë peme sapo të shihnin dallëndyshen e parë. Një gjest i thjeshtë, por i mbushur me kuptim, që simbolizon lidhjen shpirtërore me traditat dhe rrënjët shqiptare.

Në këtë festë të gëzueshme, ku fëmijët mësojnë dhe jetojnë traditat e të parëve të tyre, mesazhi është i qartë: identiteti shqiptar ruhet dhe forcohet përmes kulturës, gjuhës dhe dashurisë për atdheun, pavarësisht largësisë.

Mirë se erdhe, Pranverë!

Nga Anila Berberi

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.