Dje më në fund doli rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për Kuvend të Kosovës ku nga 120 ulëse Levizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë 43 % të votave apo 48 deputetë në Kuvend!
Partia e dytë pretendente për të marrë pushtetin në Kosovë ka vota sa gjysma e partisë së parë.
Pa i hyrë analizës së procesit të votimit dhe sidomos nxerrjes se rezultateve që krahasuar me zgjedhjet e mëparshme len shumë për të dëshiruar mund t’i nxjerrim disa përfundime;
Votuesi i Kosovës, na pëlqen ose jo, i ka dhënë mandat qeverisjeje Levizjes VV të Albin Kurtit por ai nuk mund ta krijojë i vetmi qeverinë.
Zgjedhësi ka vlerësuar disa arritje siç është shtrirja e sovranitetit në veri, lufta ndaj korrupsionit por ka ndëshkuar qartazi arrogancën e Kurtit dhe mosarritjet në arsim e sidomos në fushën e investimeve.
Por, problemi më i madh i Albin Kurtit ngelet marrëdhënia e tij me aleatët e Kosovës kryesisht ata aleatë që mundësuan pavarësinë e Kosovës.
Milaim Nela
Jemi në periudhë ndryshimesh serioze të rendit botëror ndryshime që jo domosdoshmërisht do të shkojnë në favor të interesit të Kosovës në veçanti apo faktorit shqiptar në përgjithësi.
Ne e dimë që i biri i presidentit Amerikan nuk është pjesë e kabinetit Trump dhe nuk përfaqëson politikën e jashtme zyrtare të Shteteve të Bashkuara, por deklarata e tij e ditëve të fundit se Serbia u bombardua për të mbuluar skandalin Klinton-Lewinsky duhet të ngrejë alarmin jo vetëm në Kosovë por kudo në trojet shqiptare.
Fakti që ekziston një narrative e tillë në rrethet e Washingtonit, deri sot e padegjuar edhe në Serbi do të thotë se kohë të vështira na presin.
Bisha e Kremlinit përballë një presidenti 100% biznesmen po luan shumë fort dhe do ta përdorë avantazhin që i është dhënë nga njerëz që e shohin botën krejt ndryshe nga ajo që kemi parë deri sot në favor të tij.
Të mos harrojmë që Rusia përveç një presidenti shumë të zoti dhe me ambicje sa vetë universi ka në krah të tij një nga ministrat e jashtëm më të mirë që Rusia ka patur ndonjeherë, e ai është Sergei Lavrov.
Duket që Ukraina do i jepet Putinit, por ata që e njohin sado pak gjeopolitiken dhe oreksin e Putinit e dinë fare mirë që ai nuk do mjaftohet me Ukrainën sepse ai kur e ka filluar atë luftë nuk e ka filluar për të qëndruar apo për tu ndalur në Ukrainë.
Putini do rikthimin e lavdisë dhe influencës së Bashkimit të dikurshëm Sovjetik dhe pse jo më shumë.
Presidenti Trump e sheh Putinin si aleatin dhe interlokutorin e tij kryesor në Europë, para Britanisë, Francës apo Gjermanisë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë administratë tjetër Amerikane deri sot e kjo është kuptuar në Europë, por duket se akoma jo në Prishtine e Tiranë!
Ballkani ngelet një nga pikat më të dëshiruara të influencës ruse me Vuçiçin si aleat apo me pasardhës të tij.
Kjo është shumë e lexueshme.
Ku do jemi ne shqiptarët në ndarjen e re gjeopolitike botërore?
A jemi të përgatitur mjaftuëshëm për t’i rezistuar thikave apo gërshërëve të reja neoJalteze!?
Kjo situatë e re e krijuar e bën imperative krijimin e një qeverie stabile në Kosovë!
Do të duhet me patjetêr që Albin Kurti ta bëjë këtë me një nga partitë e mëdha për të krijuar një qeveri të “mbijetesës së Kosovës”
Para së gjithash duhet të kemi një ulje në tavolinë të të gjitha partive politike shqiptare për të hartuar një platforme të mbijetesës pra të bihet dakord në disa pika të përbashkëta ku kryesorja të jetë qendrimi ndaj Serbise dhe sidomos heqja nga axhenda e çdo dialogu qeveritar e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kjo duhet të jetë e panegociueshme.
Duhet të behet nul çdo marrëveshje me Serbinë sa i takon asociacionit e nënshkruar para sulmit terrorist nga bandat e shtetit serb ne Banjskë.
Nuk është koha për cic-mice e luftë partiake apo idiotësi si kolacion opozitar vetëm për të ja pamundësuar VV-se krijimin e qeverisë. Verdikti i zgjedhësit kosovar nuk lë hapësira për manovrime të tilla.
Diplomacia e Kosovës në pushtet ose jo duhet të investohet fort në krijimin e lidhjeve me administratën e re Amerikane.
Tani, shumë shpejt e jo më vonë.
Përfaqësimi diplomatik në Shtetet e Bashkuara duhet ti përgjigjet atij të Serbisë, pavarësisht se jemi shtet i ri e i vogël, por nevojat i kemi shumë më të medha.
Pa mbrojtjen amerikane jo vetëm Kosova nuk mbijeton por as Shqipëria.
Gjermania një aleat tjetër potencial i shqiptarëve duket se interesin shqiptar nuk do ta vejë para Lithiumit serb të cilin duket se e ka shumë të nevojshëm për ekonominë e saj.
Jemi shumë të dobët, jemi shumë të vegjël.
Në kushtet e një konflikti të ri në Ballkan dhe shpërberje të mundshme të NATOs që duket që është shumë afër, ne jemi jo vetëm shumë të dobët ekonomikisht por jemi pa ushtri si Kosova për arsye të kuptueshme, ashtu si edhe Shqiperia që ushtrinë e ka katandisur në skuadra pastrimi të plazheve të pasanikëve të rinj e përveç tre droneve Bajraktar, nuk ka as avionë e as helikopterë luftarakë.
Pra jemi krejt zbuluar dhe në mëshirën e ndonjë mbrojtje që mund të na japë Turqia se shpresë tjetër nuk kemi.
Nuk e di a lexohet siç duhet në Kosovë realiteti i ri politik e botëror!
Shpresoj që po!
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.