Rreth 51 persona humbën jetën nga zjarri në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

E diel, 20 Prill, 2025

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçanin, ku të paktën 51 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur pas një zjarri shkatërrues që shpërtheu në një klub nate gjatë një koncerti.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa në ambientet e lokalit ndodheshin rreth 1.500 persona, të mbledhur për të ndjekur koncertin e bendit të njohur ADN. Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski, konfirmoi se zjarri u shkaktua nga përdorimi i mjeteve piroteknike për efekt ndriçimi, të cilat ndezën tavanin e ndërtuar me materiale të ndezshme.

Sipas dëshmive të para, pas shpërthimit të fishekzjarrit, flakët u përhapën me shpejtësi në gjithë diskotekën, duke krijuar një tym të dendur dhe duke e bërë të vështirë evakuimin e personave brenda lokalit. “Zjarrfikësit nga qytetet e afërta mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa helikopterët e Ministrisë së Brendshme u angazhuan për transportimin e të plagosurve në klinikat e Shkupit”, deklaroi Toshkovski.

Nga mbi 100 të plagosurit, më shumë se 80 janë transferuar në kryeqytetin maqedonas për trajtim të specializuar. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, konfirmoi se 118 të lënduar janë shtruar në spitale në gjithë vendin dhe se autoritetet shëndetësore janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur situatës emergjente.

“Po kujdesemi për të gjithë të plagosurit, duke punuar me të gjitha kapacitetet për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundshme”, tha Taravari, duke shtuar se deri më tani nuk ka nevojë për dhurim gjaku.

Ministri Toshkovski bëri të ditur se disa persona janë ndaluar dhe po intervistohen në lidhje me incidentin, përfshirë edhe organizatorët e koncertit, të cilët ndodhen mes të plagosurve. Ndërkohë, Kryqi i Kuq po punon për të përpiluar një listë të plotë të viktimave.

Skena dramatike u panë këtë mëngjes përpara klubit të shkatërruar nga zjarri, ku familjarët e të zhdukurve kërkonin me ankth të afërmit e tyre. “Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojnë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet”, tha mes lotësh një grua për Radion Evropa e Lirë.

Ngjarja ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga liderë rajonalë dhe ndërkombëtarë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social X, tha se “humbja e kaq shumë të rinjve është një tragjedi përtej fjalëve”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu shprehu dhimbjen e tij për ngjarjen: “U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre, si dhe liderëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë shtetit në këtë periudhë të rëndë. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit.”

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e përshkroi ngjarjen si një tragjedi të rëndë, duke deklaruar se “BE-ja ndan dhimbjen me popullin e Maqedonisë së Veriut dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”.

Ndërkohë, ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, tha se është “zemërthyer” nga kjo tragjedi dhe se SHBA-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë për vendin në këtë moment të vështirë.

Autoritetet maqedonase kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar përgjegjësitë për këtë tragjedi. Ndërsa vendi është i mbuluar nga zia dhe dhimbja, ekspertët do të analizojnë faktorët që çuan në këtë katastrofë, për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Me kalimin e orëve, familjarët dhe opinioni publik presin përgjigje për shkakun e saktë të tragjedisë dhe masat që do të merren ndaj përgjegjësve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.