Qeveria shpalli shtatë ditë zie shtetërore për tragjedinë e Koçanit

E diel, 20 Prill, 2025

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë tre vendime në lidhje me tragjedinë në Koçan.

Ndër to, Maqedonia e Veriut do të mbajë shtatë ditë zie.

Njoftimi i plotë:

“ Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.
– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga tragjedia e Koçanit humbën jetën 59 persona, teksa mbi 150 të tjerë janë të lënduar.

Nga MPB konfirmuan se ka pasur disa arrestime dhe intervistime për zjarrin e shkaktuar në diskotekën Puls në Koçan”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.