Këshilli Koordinues i Diasporës mesazh ngushëllimi për tragjedinë në Koçanë

E diel, 20 Prill, 2025

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare kanë shprehur dhembjen e tyre të thellë për humbjen tragjike të jetëve të reja në Koçanë, Maqedoni e Veriut. Në një mesazh ngushëllimi, ata e cilësuan këtë moment si një goditje të madhe për komunitetin dhe për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Ky moment i vështirë është një goditje e madhe për komunitetin tonë dhe për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që po përballen me këtë tragjedi të papërshkrueshme,” thuhet në reagimin e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjet e viktimave dhe për gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut, duke u solidarizuar me dhimbjen e tyre në këtë moment të vështirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.