Trajneri i Gjermanisë U-21, Antonio di Salvo, ka publikuar listën me lojtarët e thirrur për dy sfidat ndaj Sllovakisë dhe Spanjës. Në listë bie ne sy dhe emrat e dy futbollistëve me origjinë shqiptare, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper.
Brajan Gruda, i cili u transferua verën e kaluar nga Mainz te Brighton në Premier League, ka qenë shumë i përfolur muajt e fundit për të veshur fanellën e Shqipërisë, por anësori 20-vjeçar ka zgjedhur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Gjermanisë U21.
19-vjeçari Weiper, i cili ka mamanë me origjinë shqiptare, luan për Mainz në Bundesligë dhe është aktivizuar në 17 ndeshje ne të gjitha kompeticionet për këtë sezon.
Sulmuesi 19-vjeçar, po ashtu është përfolur për të veshur fanellën e Shqipërisë, njësoj si vëllai i tij Henrik Weiper, që ka qenë pjesë e moshave të kombëtares kuqezi, por djaloshi që luan me Mainz është futar së fundmi nga Gjermania U21 dhe ai është përgjigjur pozitivisht.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.