Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan, Ndue Dragusha, është nderuar me çmimin special ndërkombëtar të ekselencës “Divinamente Donna 2025” në Itali. Vlerësimi i është dhënë për prozën “Dashuria e një Gruaje”, një rrëfim që përmes metaforave të pasura portretizon gruan si një qenie delikate, por njëkohësisht të fuqishme përballë sfidave dhe shfrytëzimit.
Ceremonia ndërkombëtare e ndarjes së çmimeve u mbajt në Senatin e Republikës së Italisë në Romë, duke i dhënë kështu një peshë edhe më të madhe këtij vlerësimi letrar.
I emocionuar nga kjo arritje, Dragusha u shpreh se ky çmim i jep shtysë të mëtejshme për të vazhduar krijimtarinë e tij.
“Kam skalitur në mënyrë shumë të veçantë personazhet, si nga ana psikologjike ashtu edhe artistike, përmes dialogëve që zhvillohen në këtë tregim. Ky vlerësim është një kënaqësi e madhe dhe diçka shumë e veçantë për mua,” tha shkrimtari.
Ky event ndërkombëtar, i organizuar për herë të dytë nga Shoqata VerbumlandiArt, njohu me çmimin e ekselencës edhe një tjetër autore shqiptare, Suela Boçi, për librin e saj “Optika Ndaj Cenimit të të Drejtave të Nxënësve”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.