“Gruaja dhe Poezia”, një mbrëmje emocionesh dhe reflektimesh në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, art dhe kulturë, komuniteti shqiptar në Londër festoi 8 Marsin ndryshe këtë vit. Nën organizimin e British Albanian Women Association (BAWA), mbrëmja e titulluar “Gruaja dhe Poezia” solli në qendër të vëmendjes gruan, artin dhe fuqinë e fjalës së shkruar.

Në këtë event të veçantë, pjesëmarrësit u pritën nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Londër, z. Uran Ferizi, dhe stafi i ambasadës. Për të nderuar gruan dhe rolin e saj në shoqëri, z. Ferizi e mbylli fjalën e tij me një poezi nga mjeshtri i madh i letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Një festë e gruas përmes vargjeve

Aida Haziri, ideatorja dhe drejtuesja e BAWA-s, në përshëndetjen e saj theksoi rëndësinë e këtij eventi dhe vlerën që ka promovimi i kulturës shqiptare në diasporë. Ajo ndau me të pranishmit rrugëtimin e organizatës që prej themelimit dhe njoftoi për aktivitetet e planifikuara për vitin 2025.

Në këtë atmosferë magjike, recitimet e poezive nga Musine Kokalari, Nexhi Hasani, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Agim Doçi, Fatos Arapi, Nënë Tereza, Eljona Kodra, Vildana Dibra Zhubi dhe Desantila Qerimaj Rranxa mbushën sallën me emocione të forta. Zonjat pjesëmarrëse, të cilat recituan me pasion dhe ndjenjë, i dhanë mbrëmjes një frymë të veçantë.

Lediana Pajaj emocionoi të pranishmit me një dedikim prekës për të ndjerën Luljeta Nuzi, një figurë e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Britani e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Ndërsa Desantila Qerimaj Rranxa i udhëhoqi të ftuarit në një udhëtim përmes historisë dhe vargjeve të Musine Kokalarit dhe Nexhi Hasanit.

Element i denjë i kësaj mbrëmjeje, kënga tradicionale “Tumankuqja” u interpretua nga të gjitha pjesëmarrëset, duke i dhënë ngjyrat e fundit një atmosfere të mbushur me emocion dhe krenari kombëtare.

Duke përmbyllur këtë ngjarje, Aida Haziri shprehu mirënjohjen për secilën pjesëmarrëse dhe për kontributin e veçantë të Alda Capja dhe Desantila Qerimaj Rranxa në realizimin e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme. “Një mbrëmje ndryshe, një 8 Mars emocionues, me poezi nga poetë të ndryshëm shqiptarë të recituara nga zonjat e mbrëmjes”, u shpreh ajo, duke lënë të hapur premtimin për organizime të tjera të po këtij formati në të ardhmen.

Duke ndarë përshtypjet e saj për këtë aktivitet, Linda Bazina, anëtare e shoqatës, u shpreh:

“Faleminderit znj. Aida Haziri për emocionet e fuqishme e të bukura që na mundësove të përjetonim në këtë mbrëmje ekskluzive kushtuar figurës hyjnore, mbartëse e lëvizëse të njerëzimit – Gruas! E ku kishte më bukur se të mblidheshim të gjitha së bashku si tek shtëpia e nënës, tek Ambasada Shqiptare në Londër. Mirënjohje z. Uran Ferizi dhe stafit për dedikimin, mikpritjen e përhershme gjetur tek ju, pavarësisht punës dhe detyrimeve tuaja.”

Ajo gjithashtu ndau një moment prekës të mbrëmjes, duke vënë në dukje solidaritetin mes grave:

“Por ajo që më preku më së shumti ishte prezenca e mikeshave ardhur direkt nga puna, ndoshta edhe me atlete, pa ndonjë aksesorë mbrëmjeje, vetëm për të qenë së bashku. Aty ishim të gjitha për t’u takuar, përqafuar, ndjerë dhe ndarë emocion.”

Në këtë natë të veçantë, Vildana Dibra Zhubi u vlerësua për fisnikërinë dhe hijeshinë që i dha mbrëmjes, ndërsa Lirka Kadriu dhe Ilira Mucaj sollën një frymë rinore e të freskët në këtë takim artistik dhe shpirtëror.

Mbrëmja u përmbyll me një reflektim të thellë mbi vlerën e gruas, të përmbledhur në një thënie domethënëse:

“Gratë kanë vetëm një defekt, ndonjëherë harrojnë se sa shumë vlejnë!”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.