“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, në faqen n°7, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbërriti aktori i famshëm gjerman
Zoti Moisi tregon për romancën e tij

Zoti Moisi, aktori i njohur gjermano-italian, i cili do të shfaqet në “The Living Corpse — Kufomën e Gjallë” dhe më pas në “Hamletin” në Teatrin Globe, mbërriti dje në Londër.
“Hera e parë që erdha në Angli — ishte romantike !” tha ai për “Daily Herald”.
“Ishte viti 1910. Unë isha një italian, banoja në Gjermani. Unë do të martohesha. Por ishte shumë e ndërlikuar — kaq shumë dokumente : kaq shumë burokraci ! Pra, zonja që tani është gruaja ime dhe unë — u vendosëm në heshtje në Londër dhe u martuam këtu.”
“Herën e fundit që isha në Londër kishte të bënte me punën time — kështu që ishte gjithashtu romantike. Erdha për të parë “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, sepse do të luaja Stanhope në Gjermani dhe Austri.”
“Dhe tani kjo vizitë është realizimi i një ëndrre. Kam dashur gjithmonë të luaj në Angli. Unë e dua “Hamletin”. E kam luajtur një mijë herë, por do të jetë interesante ta luaj në vendin e Shekspirit.”
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.