Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar në platformën PER të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, tashmë kanë mundësinë të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve nga jashtë.
Pas regjistrimit, KQZ do t’u dërgojë shtetasve të regjistruar fletën e votimit dhe materialet udhëzuese në adresën e deklaruar nga ata në platformën PER. Procesi i dërgimit do të kryhet përmes shërbimit postar, me të gjitha kostot e mbuluara nga shteti shqiptar.
Pasi të marrin fletën e votimit, zgjedhësit duhet ta plotësojnë atë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke zgjedhur subjektin politik dhe/ose kandidatin e preferuar. Më pas, ata duhet ta rikthejnë fletën e votimit në adresën e KQZ-së brenda afatit të përcaktuar, duke u siguruar që ajo të mbërrijë jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 maj 2025.
Ky proces synon të lehtësojë përfshirjen e diasporës në vendimmarrjen kombëtare, duke garantuar një pjesëmarrje të sigurt dhe transparente në zgjedhje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.