Trump lë pa fonde programet e USAID në Shqipëri, zbardhet lista e përfituesve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka vendosur të mbyllë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke eliminuar shumicën dërrmuese të programeve të saj dhe duke i kaluar ato të mbetura nën varësinë e Departamentit të Shtetit.

Ky vendim përfshin shkurtimin e dhjetëra miliarda dollarëve në ndihma për vendet në zhvillim, duke shënuar ndryshimin më të madh në politikat e ndihmës së huaj të SHBA-ve në dekada.

USAID, e njohur si agjencia më e madhe e ndihmës së huaj në botë, menaxhonte projekte me vlerë rreth 43 miliardë dollarë vetëm në vitin 2023. Sipas një dokumenti prej 368 faqesh, të shqyrtuar nga Albanian Post, janë anuluar mijëra programe dhe kontrata që ishin pjesë e kësaj agjencie.

Ky vendim vjen pas njoftimit të ish-presidentit Trump më 20 janar, i cili vendosi një ngrirje gjithëpërfshirëse të ndihmës së huaj amerikane, duke e përshtatur atë me politikën e tij “Amerika e Para”.

Më 10 mars, Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi se 83% e kontratave të USAID-it janë anuluar, ndërsa rreth 1,000 programe të tjera do të mbeten nën administrimin e Departamentit të Shtetit. Megjithatë, shifrat e raportuara nga Rubio bien ndesh me deklaratat e Pete Marocco, zyrtar i emëruar nga administrata Trump për të drejtuar USAID-in. Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura më 26 shkurt, janë ndërprerë 5,800 programe dhe janë mbajtur vetëm 500.

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit janë prekur ndjeshëm nga këto shkurtimet, me disa programe kyçe të ndërprera:

  • Programi për Digjitalizimin dhe Rezistencën e Infrastrukturës Kritike të USAID-it (CIDR), që mbulonte testimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri, është ndërprerë. Shuma e kontratës së ndërprerë: 29.99 milionë dollarë.
  • Programi Connect for Growth (C4G), që synonte përmirësimin e sigurisë energjetike në Evropën Juglindore, përfshirë Shqipërinë, është ndërprerë. Shuma e kontratës së ndërprerë: 24.99 milionë dollarë.
  • Programi Rajonal për Mbështetjen e IDIQ-së – një mekanizëm i USAID-it për mbështetje programore në Ballkan, është anuluar. Dy kontrata kishin vlerë nga 20 milionë dollarë secila, ndërsa një e tretë ishte 50 mijë dollarë.
  • Projektet për mbështetjen e komuniteteve të cenueshme, përfshirë qendrat e rezistencës që ndihmonin mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të grupeve të margjinalizuara, janë ndërprerë. Shuma e kontratës së ndërprerë: 3 milionë dollarë.
  • Projekti Disability Inclusive Disaster Action (DIDA), që synonte forcimin e sistemit të menaxhimit të katastrofave në nivel lokal, është ndalur. Shuma e kontratës së ndërprerë: 900 mijë dollarë.
  • Një program që ndihmonte Shqipërinë në përmirësimin e kontrolleve financiare dhe luftën kundër korrupsionit, është ndërprerë. Shuma e kontratës së ndërprerë: 50 mijë dollarë.

Dokumenti nuk përmend Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga administrata amerikane që prej krijimit të saj.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi për Albanian Post se çdo program është rishikuar për t’u përshtatur me prioritetet e politikave të administratës. “Programet që shërbejnë interesave kombëtare do të vazhdojnë, ndërsa ato që nuk përputhen me këto prioritete do të ndërpriten,” tha zyrtari i DASH-it.

Mbështetja për SPAK-un ka ardhur kryesisht nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), e cila ka financuar krijimin e kësaj strukture dhe procesin e vetingut në drejtësi. Vetëm në vitin 2020, 5.3 milionë dollarë u dedikuan për SPAK-un nga fondet e koordinuara me USAID-in.

Vendimi për mbylljen e USAID-it dhe shkurtimet drastike të ndihmës së huaj përbëjnë një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme të SHBA-ve. Shqipëria dhe Ballkani do të ndjejnë efektet e kësaj politike, veçanërisht në fushat e sigurisë kibernetike, energjetike dhe luftës kundër korrupsionit.

Me zhvendosjen e fondeve dhe kompetencave te Departamenti i Shtetit, mbetet për t’u parë se si do të riorganizohet mbështetja amerikane për Shqipërinë dhe rajonin në të ardhmen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.