Pas më shumë se 17 vjetësh, qytetarët e Kosovës që jetojnë në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë. Lajmin e dhënë ditën e djeshme nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti e ka konfirmuar Kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai e bëri të ditur këtë ndryshim gjatë mbledhjes së qeverisë sot, duke theksuar rëndësinë e këtij hapi për komunitetin shqiptar në diasporë.
Sipas Kurtit, ky zhvillim është rezultat i një marrëveshjeje me autoritetet gjermane, e cila i jep fund një praktike që prej vitesh ka shkaktuar shqetësime mes kosovarëve të emigruar.
“Shumë prej jush, padrejtësisht, janë detyruar të regjistrohen si shtetas të Serbisë në dokumentacionin gjerman. Nga sot, kjo praktikë nuk do të vazhdojë më,” deklaroi ai.
Kryeministri në detyrë shprehu mirënjohjen për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, duke vlerësuar përpjekjet e saj për të siguruar këtë ndryshim. Sipas tij, vendimi tashmë ka hyrë në fuqi në të gjitha landet gjermane dhe mbi 5,200 qendra të regjistrit civil.
Kurti u bëri thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në Gjermani që të verifikojnë statusin e tyre dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për korrigjimin e dokumenteve.
Ky zhvillim vjen pas njoftimit zyrtar të ambasadës së Kosovës në Gjermani, e cila konfirmoi se regjistrimi i shtetësisë për kosovarët tashmë do të reflektojë shtetësinë e tyre të vërtetë, duke shmangur çdo referencë ndaj Serbisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.