Armand Duka: Të gjithë futbollistët e diasporës kanë qenë vlerë e shtuar për ne

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u është falënderues futbollistëve nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut që vendosën ndër vite t’i bashkoheshin Kombëtares kuqezi.

Për futbollistët e diasporës, kreu i futbollit shqiptar thotë se janë vlerë e shtuar, ndërsa insiston se nuk e ka ndërmend ta ndryshojë këtë politikë, duke ua lënë dyert e hapura të gjithë futbollistëve shqiptarë që duan të luajnë për Shqipërinë.

Si ka ndikuar përfaqësimi i lojtarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, fakti që ata janë bashkuar me Kombëtaren në Euro 2016? – Kanë qenë gjithmonë vlerë e shtuar për ne, të gjithë futbollistët e diasporës. Kanë dhënë një kontribut të madh për Kombëtaren. Ne kemi hapur dyert e Kombëtares më herët se 2015, por pas 2015 në një numër më të madh. Ka pasur futbollistë me kualitet. Ka ndikuar pozitivisht dhe vijon të ndikojë pozitivisht. Ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë këtë politikë dhe të mbyllim derën për çdo shqiptar që dëshiron të luajë për Kombëtaren shqiptare. Ka shpesh diskutime, kritika, por ne do ta vazhdojmë këtë lloj politike, me derë të hapur për këdo që dëshiron të luajë dhe pa dyshim që e meriton të luajë.

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA – Pranimi i Kosovës në UEFA ka qenë një betejë e vështirë. Ne kemi lobuar si Federatë futbolli, kemi lobuar dhe mbështetur në të gjitha mënyrat, Federatën e Futbollit të Kosovës, edhe përmes anës financiare që të pranohet. Lufta ka qenë e fortë dhe e ashpër sepse Kosova ka pasur shumë kundërshtarë dhe në fund ka fituar me një votë diferencë. Dhe ajo ka ndryshuar realitetin futbollistik në Kosovë sepse pa qenë anëtar i UEFA-s apo FIFA-s është vështirë të zhvillohet futbolli. Kemi bashkëpunuar me Federatën e Kosovës, me ish-presidentin e asaj kohe, legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.