Trajneri kosovar ndez polemika,akuzon Shqipërinë për shkatërrimin e Kosovës U-21

E premte, 4 Korrik, 2025

Trajneri i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, ka shkaktuar reagime të ashpra pas deklaratave të tij kundër Shqipërisë dhe përzgjedhjes së lojtarëve me origjinë kosovare nga Kombëtarja Kuqezi. Duke folur në emisionin “Dueli Sportiv”, Tovërlani e akuzoi Shqipërinë për joshjen e lojtarëve të Kosovës dhe e cilësoi këtë si një faktor që, sipas tij, po ndikon negativisht në të ardhmen e ekipit të tij.

“Nuk do të arrijmë asnjëherë të kualifikohemi në Europian apo Botëror nëse Shqipëria na shkatërron kështu, duhet të ndalet Shqipëria. Nëse nuk e ftojmë një lojtar, atëherë ta ftojë Shqipëria,” tha ai.

Tovërlani shprehu zhgënjimin e tij për kalimin e Etnik Brrutit nga Kosova U-21 te Kombëtarja A e Shqipërisë, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm. Madje, ai e lidhi këtë çështje me situatën ndërkombëtare, duke përmendur se Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe duke kritikuar faktin që Shqipëria, sipas tij, po “shfrytëzon” lojtarët kosovarë.

Në një tjetër deklaratë që ka ngjallur reagime, Tovërlani tha se do të ndalojë këngën patriotike “Mora Fjalë” nga grumbullimet e Kosovës U-21, me arsyetimin se ajo frymëzon lojtarët të zgjedhin Shqipërinë. Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha, duke pasur parasysh se kjo këngë është një simbol i patriotizmit shqiptar dhe ka qenë e pranishme në stadiumet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Deklaratat e tij kanë ndezur një debat të fortë në opinionin sportiv dhe politik, me shumë zëra që e kritikojnë për një qëndrim që shkon kundër vlerave të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare në futboll. Kritikët e akuzojnë trajnerin e Kosovës U-21 për një qasje të gabuar, duke argumentuar se çdo lojtar ka të drejtën e zgjedhjes së përfaqësueses për të cilën dëshiron të luajë.

Çështja mbetet e hapur, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka dalë ende me një qëndrim zyrtar mbi polemikat e fundit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.