Panairi i Librit në Gjenevë 2025 – Promovimi i Letërsisë Shqipe

E premte, 4 Korrik, 2025

Nga data 20 deri më 24 mars 2025, Gjeneva do të mbajë Panairin e Librit, një prej aktiviteteve më të rëndësishme kulturore në Zvicër. Në këtë edicion, një vend të veçantë do të zërë edhe krijimtaria shqiptare. Në stendën e  “Lize’s Bookstore” do të promovohet  letërsia dhe autorët shqiptarë përmes një sërë takimesh.

Takimet me autorët shqiptarë do të mbahen nga 21 deri më 23 mars, ku lexuesit do të kenë mundësinë të njihen me krijimtarinë e tyre dhe të diskutojnë mbi letërsinë shqipe.

Programi i Takimeve me Autorët Shqiptarë

21 Mars 2025

  • 12:00 – Argjira K. & Brixhitë D. prezantojnë librin Warchitecture.
  • 14:00 – Enver Dugolli flet për librin Le Cercle Fermé des Prisons – Massacre à Dubrava 19-24 Mai 1999.
  • 16:00 – Rita Petro prezanton librin Lindur së Prapthi.
  • 18:00 – Ilir Xheladini diskuton mbi letërsinë për të rinj (Littérature de Jeunesse).

22 Mars 2025

  • 11:00 – Rita Petro prezanton përsëri librin Lindur së Prapthi.
  • 13:00 – Shemsi Makolli prezanton librin Hynjesha të Përdhosura.
  • 14:00 – Agron Tufa sjell librin Njeriu Buzë Lumit.
  • 16:00 – Elvana Zaimi-Tufa prezanton librin Letër në Nëntor.
  • 17:00 – Tom Kuka flet për librin I Rënë nga Qielli.

23 Mars 2025

  • 11:00 – Rita Petro diskuton mbi Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare.
  • 12:00 – Edlira Dedja flet mbi letërsinë për fëmijë dhe veprat e Bedri Dedjas.
  • 13:00 – Enver Dugolli prezanton librin Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh.
  • 14:00 – Ag Apolloni prezanton librin Një Fije Shprese, Një Fije Shkrepëse.
  • 16:00 – Ilir Xheladini vijon diskutimet mbi letërsinë për të rinj.
  • 17:00 – Argjira K. & Brixhitë D. sjellin sërish librin Warchitecture.

Gjatë gjithë panairit do të zhvillohet gjithashtu një aksion ditor në mbështetje të Qendrës së Rehabilitimit për Viktimat e Torturës në Kosovë, me rrëfime të mbijetuarëve.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë mbështet këtë nismë të rëndësishme, e cila synon të promovojë kulturën dhe gjuhën shqipe në diasporë.

Mos e humbisni këtë mundësi unike për të njohur më nga afër letërsinë shqipe dhe autorët e saj të shquar!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.