Vuçiç paralajmëron për destabilizim në Ballkan

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ngritur shqetësime mbi sigurinë në Ballkan, duke përmendur në mënyrë të veçantë gjendjen në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Në një mbledhje të qeverisë, ai theksoi se situata është e lëkundur dhe përmendi protestën e paralajmëruar më 15 mars në Serbi, duke akuzuar opozitën për nxitje dhune.

Megjithatë, tubimet e deritanishme të studentëve në Beograd dhe qytete të tjera kanë qenë paqësore, pa incidente të raportuara. Studentët kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona pas shembjes së një strehimi.

Vuçiç ka lidhur protestat me problemet ekonomike të vendit, duke pretenduar se ato kanë ndikuar në uljen e investimeve. Nga ana tjetër, studentët kërkojnë transparencë në rindërtimin e stacionit, ndjekje penale për përgjegjësit, si dhe lirimin e të arrestuarve gjatë demonstratave.

Protestat në Serbi vazhdojnë të shtojnë presionin ndaj qeverisë, ndërsa presidenti Vuçiç intensifikon retorikën për destabilizimin e vendit dhe rajonit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.