Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se votuesit shqiptarë të regjistruar jashtë vendit përmes sistemit PER (Portali për Emigrantët e Regjistruar) kanë ende mundësinë të përditësojnë ose të ndryshojnë adresën e tyre deri më 10 mars 2025.
Ky proces është i rëndësishëm për të siguruar që Fleta e Votimit të dërgohet në adresën e saktë të çdo votuesi, duke garantuar kështu një pjesëmarrje të sigurt në zgjedhjet e ardhshme.
Si të përditësoni adresën?
Nëse gjatë regjistrimit në PER keni deklaruar një adresë që ka ndryshuar për arsye objektive, ju mund të kryeni saktësimin duke ndjekur këto hapa:
🔹 Hyni në llogarinë tuaj në PER
🔹 Klikoni butonin ‘Përditëso adresën dhe apliko përsëri’
🔹 Plotësoni të dhënat e reja dhe ngarkoni një dokument provues për adresën e re
KQZ do të shqyrtojë të gjitha kërkesat për përditësim brenda afatit të përcaktuar, për të siguruar që të dhënat e zgjedhësve nga jashtë të jenë të sakta dhe çdo votues të marrë fletën e votimit në adresën e tij të përditësuar.
Afati për këtë proces është dita e sotme 10 mars 2025, ndaj qytetarët shqiptarë jashtë vendit këshillohen të veprojnë sa më shpejt për të mos humbur mundësinë e votimit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.