Shqipëria dhe Suedia thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian

E diel, 6 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, priti sot në një vizitë zyrtare ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, Jessica Rosencrantz, duke riafirmuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme suedeze për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, dy ministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë në Evropë. Ministri Hasani shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për përkrahjen e palëkundur të Suedisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar rolin kyç të këtij vendi në mbështetjen e reformave institucionale dhe demokratizimit të Shqipërisë.

“Suedia ka qenë përherë një mbështetëse e pandalshme e reformave tona institucionale, mirëqeverisjes dhe asistencës teknike në rrugëtimin tonë drejt BE-së,” deklaroi Hasani, duke vlerësuar ndihmën konkrete të dhënë nga autoritetet suedeze ndër vite.

Nga ana e saj, ministrja Rosencrantz konfirmoi përkushtimin e Suedisë për të vijuar mbështetjen ndaj Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ministri Hasani ritheksoi gjithashtu vendosmërinë e Shqipërisë për të çuar përpara procesin e reformave gjithëpërfshirëse, duke e konsideruar integrimin evropian si një objektiv strategjik të vendit. Ai nënvizoi edhe rolin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal dhe kontributin e saj aktiv në forcimin e bashkëpunimit brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Vizita e ministres suedeze vjen në një moment kyç për Shqipërinë, e cila vazhdon përpjekjet për të përmbushur reformat e nevojshme dhe për t’u afruar me standardet evropiane, në përputhje me pritshmëritë e vendeve anëtare të BE-së.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.