Reagimi i babait të Etnik Brrutit: Zgjedhja e tij akt atdhedashurie, jo tradhti

E premte, 4 Korrik, 2025

Vendimi i futbollistit të Malishevës, Etnik Brruti, për të përfaqësuar Shqipërinë në nivel ndërkombëtar ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë akuza për “tradhti”. Në mbrojtje të tij ka dalë babai i lojtarit, Besnik Brruti, duke e cilësuar zgjedhjen e të birit si një akt të pastër atdhedashurie.

“Tradhtarë janë ata që e quajnë tradhti mbrojtjen e flamurit të Adem Jasharit, Zahirit, Agimit dhe dëshmorëve të rënë për liri!” – shkroi ai në një reagim publik, duke shtuar se djali i tij nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, kombëtaren e flamurit me të cilin janë mbështjellë dëshmorët.

Sipas tij, ky vendim është një akt besnikërie ndaj idealit për të cilin është luftuar, dhe askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim atdhedashurinë e të birit. “Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori,” përfundoi Brruti.

Vendimi i Etnik Brrutit për të veshur fanellën kuqezi nxjerr sërish në pah debatet mbi identitetin dhe përkatësinë kombëtare të futbollistëve shqiptarë nga Kosova.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.