Votuesit shqiptarë që janë regjistruar si zgjedhës nga jashtë përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), por që do të ndodhen në Shqipëri më 11 maj 2025, kanë mundësinë të çregjistrohen dhe të rikthehen në listën e votuesve brenda vendit.
Afati për Çregjistrim: 9 – 10 Mars 2025
Si të çregjistroheni nga lista e votuesve jashtë vendit?
Hyni në llogarinë tuaj në PER
Klikoni butonin “Tërhiqu nga lista e zgjedhësve jashtë vendit”
Lexoni me kujdes dhe konfirmoni kërkesën për tërheqje
Çfarë ndodh pas çregjistrimit?
Pasi të keni përfunduar këtë proces, më 11 Maj 2025, mund të paraqiteni në qendrën tuaj të votimit në Shqipëri për të ushtruar të drejtën tuaj për të zgjedhur deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Mos e lini për në minutën e fundit – kontrolloni statusin tuaj dhe sigurohuni që të votoni aty ku do të ndodheni në ditën e zgjedhjeve!
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.