Premtimi!Rama:Në mandatin e katërt firmosim marrëveshjen e pensioneve me Greqinë

E diel, 6 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një arritje historike miratimin e marrëveshjes së pensioneve për shqiptarët në Itali nga Senati italian. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, ai falënderoi kryeministren italiane Giorgia Meloni për mbështetjen vendimtare në finalizimin e këtij procesi, duke theksuar se pa angazhimin e saj, miratimi i kësaj marrëveshjeje mund të ishte zvarritur për vite të tëra.

“Sot jam vërtet i lehtësuar nga mbyllja përfundimtare e këtij procesi të gjatë burokratik. Tani sakrificat dhe mundi i mijëra shqiptarëve që kanë punuar në Itali do të njihen pa asnjë dallim nga ata të qytetarëve italianë,” deklaroi Rama.

Duke e cilësuar këtë si një nga dy marrëveshjet më të vështira për shkak të numrit të madh të përfituesve, kryeministri nënvizoi se tashmë mbetet vetëm hapi i fundit: finalizimi i një marrëveshjeje të ngjashme për pensionet e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

“Tani qershia mbi tortë do të jetë marrëveshja me Greqinë. Pavarësisht sfidave të fundit, jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë proces,” u shpreh Rama, duke vënë në dukje se bashkëpunimi me homologun grek Kyriakos Mitsotakis mbetet i pandryshuar.

Ai gjithashtu ritheksoi objektivin që deri në vitin 2030 Shqipëria dhe Greqia të jenë së bashku pjesë e Bashkimit Evropian, duke lënë pas çdo pengesë historike dhe duke forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fund të mesazhit të tij, Rama nënvizoi edhe synimin për të përmbyllur çështjet e mbetura pezull me Greqinë, përfshirë heqjen e ligjit të luftës, duke garantuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të bazuar në bashkëpunim reciprok.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.