KQZ do të publikojë listën paraprake të zgjedhësve nga Diaspora më 9 Mars

E martë, 1 Korrik, 2025

Pas përfundimit të afatit ligjor për aplikimin si votues nga jashtë më 4 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po shqyrton vetëm kërkesat e dorëzuara brenda këtij afati.

Sipas KQZ-së, më 9 mars 2025 do të publikohet Lista Paraprake e Zgjedhësve nga Jashtë, e cila do të jetë e disponueshme për konsultim në faqen zyrtare www.kqz.gov.al dhe në aplikacionin mobil KQZ.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e ardhshme do të kenë mundësinë të verifikojnë statusin e tyre dhe të ndjekin procedurat e mëtejshme sipas udhëzimeve të KQZ-së.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.