Komuna e Ulqinit thirrje artistëve, kërkon një shtatore për Skënderbeun

E diel, 6 Korrik, 2025

Komuna e Ulqinit, një nga qendrat më të rëndësishme shqipfolëse në Mal të Zi, vijon përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare. Pas hapjes së librarisë në shqip, organizimit të kinemave dhe festivaleve që jehojnë shqip, autoritetet vendore kanë shpallur një thirrje ndërkombëtare për skulptorët, me qëllim realizimin e shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sipas drejtuesve të komunës, është përcaktuar edhe vendndodhja ku do të ngrihet monumenti – bulevardi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një nga arteriet kryesore të qytetit. Skulptorët pjesëmarrës në këtë konkurs pritet të sjellin ide sa më kreative për një vepër që do të përfaqësojë figurën dhe trashëgiminë e heroit tonë kombëtar.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 29 prill 2025. Një juri me pesë anëtarë do të vlerësojë të gjitha projektet dhe do të zgjedhë atë fitues, i cili do të marrë dritën jeshile për realizim. Përveç veprës së përzgjedhur, dy skulpturat më të spikatura do të shpërblehen financiarisht, si një vlerësim për punën artistike dhe kreativitetin e autorëve.

Dokumentacioni i konkursit përbëhet nga pjesa tekstuale dhe grafike. Pjesa tekstuale përmban shpalljen e konkursit dhe detyrën projektuese ndërsa pjesa grafike përmban bazën digjitale gjeodezike dhe fotografitë e parcelës ku do të vendoset monumenti.
Afati i konkurimit është 60 ditë nga data e shpalljes së konkursit, gjegjësisht deri më datë 29.04.2025.
Pjesëmarrësit në Konkurs janë të obliguar që punimet e tyre t’i dorëzojnë mbrenda afatit të caktuar në Sekretariatin për kulturë dhe veprimtari shoqërore përmes Byrosë së qytetarëve të Komunës së Ulqinit, adresa Bulevardi Gj.K.Skenderbeu pn, Ulqin.
Dokumentat e konkursit janë të publikuara në faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit http://www.ul-gov.me/…/Konkurs-pr-zgjidhjen-ideore-t… ku mund të shkarkohen nga të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në konkurs.

Ky projekt pritet të pasurojë peizazhin kulturor të Ulqinit dhe të forcojë lidhjen e komunitetit me historinë e tij kombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.