Rrëzohet kërkesa e PD, nuk shtyhet afati për regjistrimin e Diasporës

E martë, 1 Korrik, 2025

Komisioni Rregullator rrëzoi sot propozimin për shtyrjen e afatit të regjistrimit në zgjedhjet parlamentare për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Kërkesa për shtyrje u paraqit nga dy anëtarët e opozitës, Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj, por nuk mori miratimin e shumicës.

Partia Socialiste dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, kishin shprehur dje mbështetjen për një shtyrje të pjesshme të afatit, vetëm për 42 mijë qytetarët të cilëve u ishte refuzuar regjistrimi dhe që mund të ndihmoheshin për të plotësuar aplikimin.

Afati për regjistrimin në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) për zgjedhjet e 11 majit skadon mesnatën e 4 marsit. Procesi i regjistrimit nisi më 11 janar, dhe sipas të dhënave më të fundit nga KQZ, deri tani janë miratuar 229,875 kërkesa për regjistrim, ndërsa 42,321 janë refuzuar. Në total, kanë aplikuar 287,456 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ndërsa 15,256 aplikime janë ende në shqyrtim.

Vetëm sot janë regjistruar 5,359 aplikime të reja, duke e çuar numrin e kërkesave të miratuara në shifra rekord. Kërkesat për regjistrim vijnë nga vende të ndryshme të botës, me numrin më të lartë nga Italia, e ndjekur nga Greqia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket shpërndarjes sipas qarqeve, më shumë votues të regjistruar i përkasin Tiranës, ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

Në përfundim të afatit të regjistrimit, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit deri më 9 mars, çka vuri në lëvizje Komisionin Rregullator, por kërkesa nuk u miratua. Ndërkohë, procesi i regjistrimit për diasporën do të vijojë deri në përfundimin e afatit zyrtar, sot në mesnatë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.