Numërimi i votave me postë i diasporës në Kosovë po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky proces do të përfundojnë sot për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.
Tek pas përfundimit të tyre dhe pasi të marrin konfirmimin nga Paneli për Ankesa dhe Gjykata Supreme, atëherë, KQZ mund të shpallë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
Deri të hënën në orën 16:26, janë numëruar 77.54% e kutive të votimit dhe kanë mbetur për t’u numëruar edhe 42 kutia të votimit, prej të cilave prin Lëvizja Vetëvendosje me 24507 vota ose 52.15 %, pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 13742 vota ose 29.24 %, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 4560 vota ose 9.70 % dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët me 1438 vota ose 3.06 %
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.