Historike! 50 mësues të gjuhës shqipe në Greqi do të paguhen nga shteti shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ngjarje historike për komunitetin shqiptar në Greqi është bërë realitet këtë fundjavë, gjatë aktiviteteve të Panairit të Punës në Athinë, ku u firmosën kontratat e shërbimit për 50 mësues të gjuhës shqipe, të cilët tashmë do të paguhen nga shteti shqiptar.

Programi “Mësues për Greqinë”, i cili synon mbështetjen institucionale të arsimit shqip në emigracion, u prezantua për herë të parë nga Kryeministri i Shqipërisë më 3 nëntor 2024, gjatë takimit të tij me diasporën në Selanik. Gjatë aktivitetit ai prezantoi tetë mësuesit e parë të programit dhe premtoi zgjerimin e tij për të përfshirë sa më shumë mësues të gjuhës shqipe në Greqi. Me firmosjen e kontratave të reja, ky angazhim tashmë është bërë realitet.

Kontratat u firmosën në prani të përfaqësuesve të lartë të institucioneve shqiptare dhe greke, ku ndër të tjera morën pjesë Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, si dhe Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa, e cila ka qenë një nga mbështetëset kryesore të këtij projekti.

Sipas kontratave të firmosura, çdo mësues do të angazhohet me një normë prej 72 orësh mësimore në vit për klasë, ndërsa pagesa do të bëhet nga buxheti i shtetit shqiptar përmes një skeme të rregullt financimi. Kjo përfshin një pagë modeste, e cila megjithatë shënon një hap të parë të rëndësishëm në njohjen dhe mbështetjen e mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë.

Për vite me radhë, këta mësues kanë punuar vullnetarisht ose me mbështetje të pjesshme nga komuniteti, por pa një mbështetje të rregullt institucionale. Nënshkrimi i kontratave shënon një moment kyç në përpjekjet për të institucionalizuar dhe forcuar ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek fëmijët e emigrantëve.

“Mirënjohje për mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi! Me Kryeministrin Edi Rama në Athinë, ku sot filloi një kapitull i ri, me mbështetjen e qeverisë shqiptare, për mësimin e gjuhës sonë për fëmijët shqiptarë në diasporë” shkruan nw facebook Ministria e Arsimi dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

Ndërsa Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa, në një reagim në rrjetet sociale u shpreh se ky është një moment historik për mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi dhe për të gjithë komunitetin shqiptar atje.

“Më në fund, 50 mësues vullnetarë të gjuhës shqipe në Greqi do të paguhen nga shteti shqiptar! Urime mësuesve të palodhur dhe fisnikë të Gjuhës Shqipe në Greqi! Prej 6 vitesh, Qendra e Botimeve për Diasporën qëndron krahë jush duke ju mbështetur në çdo hap për të bërë të mundur përhapjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare kudo ku jetoni! Ta gëzojmë këtë ditë!”

Ky vendim është një hap i madh për komunitetin shqiptar në Greqi, pasi garanton një mbështetje financiare për mësuesit dhe krijon mundësi për zgjerimin e shkollave shqipe në diasporë. Ndërkohë, pritet që faza e dytë e programit të sjellë një rritje të numrit të mësuesve të mbështetur dhe zgjerimin e projekteve arsimore për fëmijët shqiptarë jashtë vendit.

Sipas burimeve zyrtare, synimi afatgjatë është që ky program të shtrihet edhe në vende të tjera ku komuniteti shqiptar është i pranishëm, si Italia, Gjermania, Zvicra dhe SHBA, duke e bërë ruajtjen e gjuhës amtare një prioritet kombëtar.

Ky moment shënon një pikë kthese për komunitetin shqiptar në Greqi dhe një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të mësimdhënies së gjuhës shqipe në emigracion.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.