Berisha Diasporës:Regjistrohuni masivisht,ndëshkim për ata që i druhen votës sua

E martë, 1 Korrik, 2025

Kreu i PD Sali Berisha i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që të shfrytëzojnë çdo moment të mbetur për të regjistruar masivisht votën e tyre, duke e konsideruar këtë si një akt ndëshkimi ndaj kryeministrit që, sipas tij, ka “fobi të tmerrshme” nga vota e diasporës.

Berisha ka ftuar përfaqësuesit e Entit Rregullator të KQZ-së që të kundërshtojnë vendimin e Ramës dhe të bashkohen me opozitën për të mbrojtur të drejtën e mbi 500 mijë shqiptarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, duke theksuar se ata nuk duhet të kthehen në “mercenarë” për të përjashtuar këtë grup të madh votuesish.

“Rama firmosi turpin e tij. Thirrje të gjithë shqiptarëve që këto orë që kanë mbetur ti shfrytëzojnë për regjistrimin masiv edhe në një akt ndëshkimi për njeriun që ka fobi të tmerrshme nga vota e tyre. Thirrja e fundit për përfaqësuesit të Entin Rregullator të KQZ, të kundërshtojnë vendimin e Ramës, të votojnë me përfaqësuesit e opozitës që të ngrihen në lartësinë e Kushtetutës dhe nuk do të bëhen mercenarë për të përjashtuar mbi 500 mijë shqiptarë nga e drejta e votimit”, tha ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.