Dardan Uka, djali i Heroit Mehë Uka, oficeri i parë shqiptar në Austri

E diel, 6 Korrik, 2025

Dardan Uka është shqiptari i parë oficer në Republikën e Austrisë. Gjatë ceremonisë solemne më 1 mars, 400 ushtarë dhe ushtare u pranuan në Forcat e Armatosura të Republikës së Austrisë.

Gratë dhe burrat morën gradën e tyre të parë të nënoficerit, “Rreshter”. Dardani, djali i heroit Mehë Uka të vrarë nga serbët më 29 dhjetor 1996 në Lushtë, rruga Skenderaj-Mitrovice, ishte një nga katër oficerët më të suksesshëm të gjeneratës.

Shqiptarët që jetojnë në Austri po integrohen dhe fuqizohen në të gjitha shtresat e shoqërisë austriake. “Heroizmi i babait tim për liri është udhërrëfyesi im për t’i shërbyer me krenari një ushtrie dhe një populli, i cili gjatë gjithë historisë së tij ishte aleat besnik i lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve”, është shprehur vetë Dardani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.