Nga Panairi i Parë i Punës që po zhvillohet në Athinë, kryeministri Edi Rama njoftoi se në vijim do të organizohen dy panaire pune në vit për diasporën, ndërsa një panair i ngjashëm pritet të mbahet edhe në Itali.
Gjatë vizitës në panair dhe takimeve me sipërmarrësit shqiptarë, Rama propozoi që këto evente të zhvillohen në pranverë dhe në vjeshtë, duke ofruar mundësi punësimi për bashkatdhetarët që dëshirojnë të rikthehen në Shqipëri.
“Ideja është të kemi një panair të pranverës, një panair të vjeshtës në Greqi dhe pastaj do e bëjmë dhe në Itali. Tani që kemi bindjen që me pagat jemi më mirë se këtu, besoj se brenda një viti e gjysmë apo dy vitesh do të jemi në nivelet e Italisë”, deklaroi kryeministri.
Panairi i Punës, i cili do të qëndrojë i hapur deri në orët e mbrëmjes, është organizuar në panele të ndryshme, të cilat mbulojnë sektorët e ndërtimit, transportit, arsimit, ekonomisë, turizmit dhe bujqësisë. Panelet drejtohen nga ministrat përkatës, duke përfshirë Belinda Ballukun, Ogerta Manastirliun, Blendi Gonxhjan, Mirela Kumbaron, Anila Denajn dhe Arbjan Maznikun.
Ky panair synon të lehtësojë kontaktin midis punëdhënësve shqiptarë dhe profesionistëve të diasporës, duke krijuar mundësi konkrete punësimi në Shqipëri.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.