Njoftimi i KQZ: Si mund të regjistroheni në PER, nëse s’keni dokument vendbanimi

E martë, 1 Korrik, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë një njoftim të rëndësishëm për votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, sidomos për ata që janë regjistruar për herë të parë ose aplikimi i tyre është refuzuar në Platformën e Identifikimit të Votuesve nga Jashtë (PER).

Sipas udhëzimeve të KQZ-së, nëse një votues banon në një adresë që i përket një personi me të cilin nuk ka lidhje familjare, ai ende mund ta përdorë atë adresë si provë banimi. Megjithatë, në këtë rast duhet të ngarkojë edhe një deklaratë të nënshkruar nga banori i adresës, duke konfirmuar se jeton me të.

Për çdo paqartësi, qytetarët mund të rezervojnë një telefonatë me KQZ-në në Shqipëri përmes linkut zyrtar: www.kqz.gov.al/rezervo2.

Procesi i aplikimit dhe riaplikimit në PER është i hapur deri më 4 mars 2025, ndaj të gjithë votuesit jashtë vendit janë të ftuar të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të shpërndajnë informacionin për të njoftuar edhe të afërmit e tyre.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.