Në Greqinë fqinje, rruga e artit për artistët shqiptarë nuk ka qenë e lehtë. Pak janë ata që kanë arritur të ngjiten me sukses në skenat e saj, të fitojnë duartrokitjet e një publiku të huaj dhe të qëndrojnë besnikë ndaj rrënjëve të tyre artistike. Një prej tyre është aktorja e mirënjohur Vefi Redhi, e cila pas një karriere të sukseshme jashtë Shqipërisë, rikthehet në skenën teatrore të Tiranës me një rol të fuqishëm dhe emocionues.
Nën regjinë e Naser Shatrollit, shfaqja “Engjëjt”, e shkruar nga Odise Plaku, do të vijë për publikun shqiptar më 7, 8 dhe 9 mars 2025 në sallën “Çehov” të Teatrit Metropol. Kjo vepër artistike mbart një mesazh të thellë dhe të ndjerë, të përcjellë përmes interpretimit të jashtëzakonshëm të Vefi Redhit, kësaj aktoreje që e ka sfiduar kohën dhe hapësirën me talentin e saj.
Lexo edhe: Vefi Redhi, nga Shqipëria në Greqi, një jetë në skenë
Përveç adaptimit dhe regjisë nga Naser Shatroli, shfaqja mbështetet nga një ekip i talentuar profesionistësh: Shend Tejeci si asistent regjisor, Arife Veselaj në skenografi dhe kostumografi, si dhe Hajrush Fazliu në muzikë. Ky bashkëpunim premton një produksion që do të lërë gjurmë në skenën teatrore shqiptare.
Me një karrierë të pasur Vefi Redhi vjen në këtë rol për të përcjellë një histori të fuqishme, të ndërtuar mbi emocione të thella dhe mesazhe universale. Teatri Metropol hap dyert për këtë shfaqje, e cila pritet të jetë një nga ngjarjet e rëndësishme kulturore të këtij viti.
Për artdashësit e vërtetë, “Engjëjt” nuk është thjesht një shfaqje, por një mundësi për të parë një artiste të madhe në skenën shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.