Greqia u paralizua nga protestt në dy vjetorin e tragjedisë hekurudhore që i mori jetën 57 personave, e mes tyre edhe shqiptarë.
Tubime në disa qytete kryesore të vendit kanë qenë ndër më të mëdhatë e zhvilluara në tre dekadat e fundit në Greqi.
Nga Athina, në Selanik dhe në qindra qytete e komuna të vendit, si dhe në shumë kryeqytete europiane, u protestua për mos rezultatet e hetimeve për tragjedinë dhe marrjen e masave. Pjesë e këtyre protestave ka qenë dhe komuniteti shqiptar në Greqi në qytete të ndryshme që nga Santorini e deri në Kefalonia, përfshi Athinën e Selanikun.
Nga përplasja e dy trenave kanë humbur jetën edhe 6 shqiptarët Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo. Emrat e 57 viktimave janë listuar më herët edhe në Stacionin e Larisës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.