Aktivisti dhe ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës skandaloze të zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Kingsley Wilson, e cila në një postim në X sugjeroi që Kosova të rikthehej nën kontrollin e Serbisë.
Po në platformën X, Gjonaj ka reaguar duke e cilësuar këtë qëndrim si të dëmshëm dhe të mbushur me urrejtje, dhe akuzon Wilson për simpatizim me gjenocidistët serbë dhe kriminelët e luftës. Ai theksoi se pavarësia e Kosovës u pagua me dekada vuajtjesh dhe krimesh të tmerrshme nga regjimi serb.
“Ky është një qëndrim i dëmshëm dhe plot urrejtje, që simpatizon gjenocidistët serbë, kriminelët e luftës dhe përdhunuesit. Shqiptarët janë autoktonë në Kosovë dhe e kanë paguar pavarësinë e tyre me dekada horrorsh dhe mizorish: 1 milion të zhvendosur, 13,950 të vrarë, 20,000 të përdhunuar dhe 1,600 ende të zhdukur!” – shkroi Gjonaj.
Ai kujtoi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për të ndaluar gjenocidin në Kosovë dhe paralajmëroi se çdo kërcënim ndaj sovranitetit të Kosovës do të rrezikonte edhe Kroacinë dhe Bosnjën.
“Shtetet e Bashkuara dhe NATO bombarduan Serbinë për të ndalur gjenocidin në Kosovë. Nëse kërcënohet sovraniteti i Kosovës, atëherë Kroacia dhe Bosnja janë të radhës. Mos harroni tmerrin e përgjakshëm të luftërave jugosllave. Gjenocidi është gjenocid. #NeverAgain” – përfundoi ai.
Deklarata e Gjonajt vjen pas reagimeve të forta të kongresmenit amerikan Ritchie Torres dhe eurodeputetit Lukas Mandl, të cilët dënuan përpjekjet për të delegjitimuar pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë, pritet një qëndrim zyrtar nga Pentagoni lidhur me deklaratat e Wilson.
This is a hateful & harmful statement that sympathizes with Serbian genocidists, war criminals and rapists. Albanians are indigenous to Kosova & paid for their independence with decades of horrors & atrocities… 1 million displaced, 13,950 killed, 20,000 raped, and 1,600 missing! https://t.co/bnfu5gIR5X
— Mark Gjonaj (@MarkGjonajNY) February 27, 2025
The US & NATO bombed Serbia to stop the genocide in Kosova. If you threaten Kosova’s sovereignty, Croatia & Bosnia are next in line. Don’t forget the bloody horrors of the Yugoslav wars. Genocide is genocide. #NeverAgain https://t.co/bnfu5gJoVv
— Mark Gjonaj (@MarkGjonajNY) February 27, 2025



