Deklarata “Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”, kritika të ashpra ndaj Pentagonit

E hënë, 7 Korrik, 2025

Një deklaratë e zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Kingsley Wilson, ka shkaktuar reagime të forta, pasi ajo ka bërë thirrje në rrjetin social X që Serbia të pushtojë sërish Kosovën.

Qëndrimi i saj është dënuar ashpër nga kongresmeni amerikan Ritchie Torres, i cili e cilësoi përpjekjen për të delegjitimuar Kosovën si të turpshme dhe theksoi se shteti më i ri në Ballkan ka qenë aleati më i madh i SHBA-ve në rajon.

“Kingsley Wilson, Zëvendës Sekretarja e Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes, po përpiqet të delegjitimojë Kosovën, një nga aleatët më të mëdhenj të Amerikës në Ballkanin Perëndimor. Asnjë revizionizëm historik nuk mund ta ndryshojë faktin se Kosova është dhe do të mbetet një demokraci e pavarur,” deklaroi Torres.

Në mbështetje të tij ka dalë edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl, i cili theksoi se Kosova, si shteti më i ri në Europë, mbetet një shembull i bashkëjetesës paqësore mes etnive dhe feve.

“Një shtet i ri, i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë moderne, nuk do të zhduket,” u shpreh Mandl.

Kingsley Wilson është një nga zyrtarët e administratës së Donald Trump që ka shfaqur qëndrime mbi Ballkanin Perëndimor. Ndër figurat e tjera që kanë komentuar rregullisht mbi Kosovën është edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka mbajtur një fokus të veçantë mbi zhvillimet politike në rajon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.