Betohet Arianit Besiri, kryetari i parë shqiptar i një bashkie në Gjermani

E diel, 6 Korrik, 2025

Arianit Besiri ka hyrë në histori si shqiptari i parë që merr drejtimin e një bashkie në Gjermani. Mbrëmjen e së mërkurës ai u betua si kryetar i Bashkisë së Morbachut, ndërsa nga dita e nesërme 1 mars, do të nisë zyrtarisht detyrën e tij.

Besiri, politikan i ri nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), ka një histori të veçantë emigrimi. I lindur në Mitrovicë të Kosovës, ai ishte vetëm 1 vjeç kur familja e tij u detyrua të largohej nga vendlindja për shkak të luftës. Si shumë shqiptarë të tjerë, ata gjetën strehim në Gjermani, ku Arianiti u rrit dhe u formua profesionalisht.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi në landin Rheinland-Pfalz, ai arriti të sigurojë mbështetjen e qytetarëve, duke fituar postin e kryebashkiakut të Morbachut. Fitorja e tij është një moment historik për diasporën shqiptare në Gjermani dhe një shembull i integrimit dhe suksesit të shqiptarëve në politikën gjermane.

Pritet që Besiri të sjellë energji të reja në drejtimin e komunës, duke përfaqësuar jo vetëm qytetarët e Morbachut, por edhe duke treguar potencialin dhe aftësitë e diasporës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.