SHBA/ Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj takime informuese për votën e diasporës

E martë, 1 Korrik, 2025

Shqiptarët e diasporës në SHBA do të kenë mundësinë të marrin pjesë në dy takime informuese mbi votën e diasporës dhe procesin zgjedhor, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së tyre në të ardhmen politike të Shqipërisë.

Takimi i parë do të mbahet më 2 mars 2025, ora 13:00, në Maestro’s Caterers, 1703 Bronxdale Avenue, Bronx, NY 10462, me pjesëmarrjen e Agron Shehajt.

Ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet po më 2 mars 2025, ora 19:30, në 179 Bar & Grill, 179 E Main St, New Rochelle, NY 10801, ku i ftuar do të jetë Adriatik Lapaj.

Të dy takimet do të fokusohen në rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet shqiptare dhe mënyrën sesi bashkatdhetarët mund të kontribuojnë në formësimin e së ardhmes së vendit të tyre.

Pjesëmarrja kërkon konfirmim paraprak (RSVP), për shkak të kapaciteteve të kufizuara. Regjistrimi mund të bëhet në këtë link: RSVP.

Takimet organizohen me mbështetjen e aktivistit Mark Gjonaj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.