Nesër grevë në pikat kufitare me Greqinë, Policia thirrje: Shmangni lëvizjen

E diel, 6 Korrik, 2025

Policia e Shtetit ka lëshuar një apel për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kishin planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, lidhur me grevën dhe protestën e thirrur nga pala greke në pikat kufitare të Kakavijës. Sipas një njoftimi të fundit, lëvizja e mjeteve do të pezullohet nga ora 07:00 deri në orën 23:00 të datës 28 shkurt 2025, si pasojë e grevës së punonjësve të doganës greke në pikat kufitare Kakavijë, Qafë Bot dhe Tre Urat.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se, gjatë kësaj periudhe, do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, përfshirë ambulancat. Policia ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin grumbullimin në këto pika kufitare dhe të gjejnë alternativa të tjera për udhëtim, deri në një njoftim të dytë.

Protestat dhe greva e paralajmëruar në Greqi vijnë si pasojë e tragjedisë të vitit të kaluar, më 28 shkurt 2023, ku një aksident i rëndë hekurudhor mori jetën e 57 personave, shumicën e të cilëve ishin të rinj, përfshirë studentë. Ky aksident, i cili ndodhi në afërsi të qytetit Tempi, shpërfaqi probleme të thella në sistemin hekurudhor grek dhe tërheqi një reagim të fortë publik, duke shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

Përgjegjësia për aksidentin u vlerësua si rezultat i një gabimi njerëzor dhe mungesës së sigurisë në infrastrukturën hekurudhore. Pas ngjarjes, Ministri i Transportit të Greqisë dha dorëheqjen dhe qeveria greke angazhoi një proces reformash për të përmirësuar sigurinë dhe sistemet e menaxhimit të trafikut hekurudhor.

Policia e Shtetit ka siguruar se do të vijojë të monitorojë situatën dhe apelon për mirëkuptimin e qytetarëve që të respektojnë udhëzimet dhe të shmangin kalimin përmes pikave kufitare të caktuara deri në një njoftim të ri.

Njoftimi i Policisë 

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot – Sarandë dhe PKK Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.

Protesta dhe greva ditën e nesërme janë thirrur për aksidentin e rëndë hekurudhor, që ndodhi më 28 shkurt të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit.

Ngjarja ndodhi kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Athina për në Selanik u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në afërsi të qytetit Tempi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shumë nga viktimat ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave.

Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.