Gjermania do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën nën udhëheqjen e Merz

E hënë, 7 Korrik, 2025

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe nën udhëheqjen e Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelari i ri, deklaron ish-ambasadori i Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu. Ai vlerëson se me Merz dhe koalicionin fitues CDU/CSU, Kosova mund të avancojë në procesin e integrimit evropian, pasi kancelari i ardhshëm e njeh situatën politike dhe do të angazhohet për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Pas zgjedhjeve të 23 shkurtit, CDU/CSU u rendit e para, ndjekur nga partia e ekstremit të djathtë AfD dhe SPD-ja e kancelarit aktual Olaf Scholz. Xhakaliu e mirëpret fitoren e konservatorëve gjermanë, duke kujtuar mbështetjen që CDU ka pasur për Kosovën gjatë periudhës së ish-kancelares Angela Merkel. Ai thekson se edhe në Bundestag janë zgjedhur deputetë që kanë kontribuar për Kosovën dhe e njohin nga afër procesin e dialogut me Serbinë.

“Gjermania ka qenë dhe mbetet mbështetësja kryesore e Kosovës në aspektin politik dhe ekonomik. Me Friedrich Merz si kancelar, besoj se mbështetja do të vazhdojë dhe do të rritet. CDU ka pasur gjithnjë fokus në Ballkan dhe në stabilitetin e rajonit. Kjo është një mundësi për ta avancuar Kosovën në proceset integruese evropiane”, thekson Xhakaliu për KosovaPress.

Ai pret gjithashtu një rigjallërim të Procesit të Berlinit, një nismë që synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por që sipas tij ka pasur më pak vëmendje në dy vitet e fundit. Ish-ambasadori beson se qeveria e ardhshme gjermane do të ketë më shumë fokus në këtë proces dhe në ruajtjen e stabilitetit në rajon, veçanërisht në sfondin e luftës në Ukrainë dhe ndikimeve të jashtme.

Xhakaliu komenton gjithashtu zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për një qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse. Ai apelon për krijimin e një shumice parlamentare të fortë, e cila do të jetë e aftë të përballet me sfida të rëndësishme, përfshirë dialogun me Serbinë dhe zhvillimet e shpejta ndërkombëtare.

“Ne si vend i vogël dhe duke parë dinamikën e zhvillimeve në Evropë dhe më gjerë, kemi nevojë për një qeveri stabile. Një koalicion gjithëpërfshirës do të ishte i rëndësishëm për vendimmarrje të shpejta, sidomos për procesin e dialogut me Serbinë dhe për ndikimet e mundshme nga ndryshimet globale”, shton ai.

Xhakaliu përjashton çdo mundësi që Friedrich Merz të bëjë koalicion me partinë e ekstremit të djathtë, AfD, duke theksuar se CDU do të kërkojë një marrëveshje me socialdemokratët e Scholzit për të siguruar stabilitetin politik në Gjermani dhe në rajon.

Në përfundim, ai paralajmëron se muajt e ardhshëm mund të sjellin zhvillime të rëndësishme edhe për Kosovën, duke e vënë atë në fokus të diplomacisë ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.