Vota e Diasporës, Anila Hyka: Regjistrimi në shifra të paparashikueshme

E martë, 17 Nëntor, 2026

Anila Hyka, anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës thotë se shifrat e regjistrimit të diasporës për të votuar është e kënaqshme dhe nuk ishte parashikuar dhe nga vetë e ata. Ajo quan një hap të mirë suportin e KQZ për të riaplikuar për regjistrimin.

“Vota e diasporës ka marr vëmendjen e duhur. Shifrat tregojnë që regjistruesit kanë arritur mbi 200 mijë, gjë që as ne vetë nuk e parashikonte. Këtë e tregon dhe partitë politike në diasporë që janë në terren më shumë se brenda vendit. I vetmi merak është realizimi i atyre që u është refuzuar, sepse disave u është refuzuar në fillimet fare kur mendohej se nuk kishte pasaportë të vlefshme, dhe ata mund të riaplikojnë. Tjetra është që KQZ ka hapur dhe një si hotline që të gjithëve që u është refuzuar kanë të drejtën të aplikojnë, të kenë një orar për tu kontaktuar nga vetë suporti i KQZ, një javë ka që është hapur dhe është një hap i mirë”, ka thënë ajo.

Për Hykën ka presione dhe nga partitë politike, por megjithatë sipas saj shqiptarët në diasporë nuk duhet të intimidohen. “Presionet kanë filluar dhe ne na japin sinjale sepse u kërkohet vendasve, shqiptarëve në Shqipëri që të japin nga 10 emra që janë regjistuar dhe adresa. Ka sinjale që u kërkojnë të gjitha të dhënat, përfshi dhe adresën ku jetojnë, gjë që disa dhe i frikësojnë”, tha Hyka në Top Story.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.