Rama: Shqipëria, 15 marrëveshje për pensionet, negociatat me Greqinë më të vështira

E hënë, 7 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare ka arritur të firmosë 15 marrëveshje për pensionet me vendet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, ndërsa vijon negociatat me Greqinë, të cilën e cilësoi si marrëveshjen më të vështirë.

Gjatë komunikimit të përjavshëm me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, Rama theksoi se procesi i njohjes së kontributeve të pensioneve është një sfidë burokratike edhe për vendet e zhvilluara, duke sjellë si shembull Italinë.

“Italia ishte një nga marrëveshjet më të rëndësishme dhe më të vështira që kemi arritur të përmbyllim. Për ata që ankohen për vonesat në Shqipëri, duhet të dinë se në BE procedurat janë edhe më të ngadalta. Marrëveshja me Italinë është firmosur prej kohësh, por ende po kalon nëpër fazat burokratike të parlamentit italian, nga një komision në tjetrin, në leximin e parë dhe tani në të dytin”, u shpreh Rama.

Lidhur me marrëveshjen me Italinë, ai sqaroi se pensionistët shqiptarë që kanë punuar atje do të kenë të njohura vitet e punës sipas kontributeve të paguara.

“Nuk mund të jetë shteti shqiptar ai që paguan vitet e punës së një shqiptari në Itali, pasi ai ka kontribuar në sistemin italian. Është detyrë e shtetit italian të njohë dhe të paguajë këto vite, pasi ata nuk i kanë pasur skllavë, por kontributor të rregullt në sistemin e tyre”, tha kryeministri, duke nënvizuar se i njëjti parim do të ndiqet edhe në negociatat me Greqinë.

Në fund të komunikimit, Rama theksoi se qeveria është e angazhuar në këtë proces dhe nuk ndalet përballë kritikave.

“Jam këtu për të përmbushur një detyrë dhe e shoh këtë si një mision. Nuk jam këtu për të dëgjuar llafe e sulme ndaj meje, familjes apo bashkëpunëtorëve të mi. Qeveria mund të ketë bërë gabime, por ka treguar se punon për çështje madhore”, përfundoi ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.