KQZ me ndihmë 24/7 për emigrantët, Celibashi: Ja si të riaplikojnë

E martë, 1 Korrik, 2025

KQZ ka vendosur prej pak ditësh një sistem shërbimi të ndihmës për emigrantët të cilëve u është refuzuar regjistrimi për efekte mangësish në plotësim në PER. Kryekomisioneri Celibashi thotë se ata duhet të kontaktojnë KQZ para se të riaplikojnë.

“Nuk e kanë ngarkuar në mënyrë të tillë që të mbajë emrin ose adresën, dhe jo në mënyrë të tillë që ti ketë të dyja. Pak a shumë problenatika lidhet me provueshmërinë e adresës që ata kanë vënë. Do të ishte e udhës që gjatë riaplikimit të kontaktojnë me KQZ. Ne kemi një shërbim të ndihmës 24/7 për të gjithë zgjedhësit dhe në mënyrë të dedikuar për ata të cilëve u është refuzuar kërkesa. Është e udhës dhe e këshilloj fort që përpara se të riaplikojnë të kontaktojnë me KQZ dhe do të ketë një person nga KQZ që gjithësecilin prej tyre do e asistojë në procesin e riaplikimit. Nëse nuk gaboj kemi nisur ta aplikojmë sistemin dhe të caktimit të rezervimit të një takimi telefonik me KQZ prej 6-7 ditësh dhe mund të jenë rreth 500-600 votues nga jashtë që janë asistuar drejt për drejt nga KQZ në këtë proces”, tha Celibashi për Top Story në Top Channel.

Përsa i përket tarifës, ai theksoi se emigrantët nuk do të paguajnë asnjë cent, pasi siç dhe Kuvendi vendosi kjo kosto merret përsipër nga shteti shqiptar.

“Kuvendi i Shqipërisë iu përgjigj pozitivisht propozimeve tona teknike të Kodit Zgjedhor. Tashmë është e konfirmuar që kosto për dërgimin e fletëve të votimit dhe kthimi mbrapsht të paguhet nga shteti shqiptar, votuesit nuk do paguajnë asnjë cent për shërbimin postar. Ndërkohë dhe afrimi i afateve të regjistrimit të subjekteve zgjedhore i ka dhënë pak më shumë kohë në dispozicion KQZ për të përgatitur dokumentacionin e votuesve nga jashtë, për ta dërguar dhe për ta marr mbrapsht këtë dokumentacion”, tha ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.