Maqedonia e Veriut dhe Kosova nisin sistemin e përbashkët të kontrollit kufitar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se në prill të këtij viti do të nisë zbatimi i sistemit të ri të kontrollit të përbashkët kufitar, i njohur si “One Stop Shop”, në pikën kufitare të Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Sipas Toshkovskit, ky sistem synon të thjeshtojë procedurat kufitare duke reduktuar kohën e pritjes dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve raporton REL. 

“Në kuadër të një platforme të përbashkët ‘cloud’, të dhënat do të ndahen mes dy ministrive përkatëse, duke mundësuar kontrollin e udhëtarëve vetëm nga një zyrtar policor”, shpjegoi ministri. Ai shtoi se faza përfundimtare e implementimit pritet të mbyllet muajin e ardhshëm, duke siguruar që sistemi të hyjë në funksion brenda prillit.

Këto deklarata u bënë gjatë një vizite në pikën kufitare të Bllacës, ku Toshkovski ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe homologu i tij kosovar, Xhelal Sveçla.

Nga ana e tij, ministri Sveçla theksoi se për qytetarët e të dyja vendeve është e rëndësishme që kalimi kufitar të bëhet sa më shpejt, duke ruajtur njëkohësisht nivelin maksimal të sigurisë.

“Po shfrytëzojmë teknologjinë më të fundit për të reduktuar burokracinë, por jo në dëm të sigurisë. Përkundrazi, duam të krijojmë një sistem më efikas dhe më të besueshëm”, tha Sveçla.

Pika kufitare e Bllacës ka qenë shpesh e mbingarkuar, me kolona të gjata automjetesh në të dy anët e kufirit, ndaj autoritetet synojnë që ky projekt të përmirësojë ndjeshëm fluksin e udhëtarëve dhe mallrave.

Arrestimi i një shtetasi të Kosovës në Bllacë ndez polemika mbi fletarrestimet e Serbisë

Ndërkohë, çështja e fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia ka shkaktuar debat të fortë në Maqedoninë e Veriut, pas arrestimit të një shtetasi të Kosovës në pikën kufitare të Bllacës më 15 shkurt.

I arrestuari, E.B., 55 vjeç, u ndalua bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, nën dyshimin për krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, konfirmoi arrestimin, duke deklaruar se Beogradi do të kërkojë ekstradimin e tij.

Në lidhje me këtë rast, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, u shpreh se autoritetet po punojnë për të siguruar që raste të tilla të trajtohen në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare.

Mexhiti gjithashtu mohoi raportimet e mediave maqedonase se i arrestuari ishte ish-ushtar i UÇK-së.

“Është e qartë që Serbia keqpërdor anëtarësinë e saj në INTERPOL, duke futur në listë emra pa kriter, shpesh edhe për qëllime politike. Po punojmë për të zbardhur rastin dhe për lirimin sa më të shpejtë të qytetarit nga Kosova”, deklaroi ai për gazetën Lajm në Maqedoninë e Veriut.

Ndaj këtij arrestimi reagoi edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke i bërë thirrje qeverisë maqedonase që të rishikojë praktikën e ekzekutimit të fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia.

Ky nuk është rasti i parë i ndalimit të shtetasve kosovarë në Maqedoninë e Veriut bazuar në fletarrestime të Serbisë. Në verën e vitit të kaluar, autoritetet maqedonase ndaluan edhe Blerim Ramadanin, një tjetër ish-ushtar të UÇK-së, i cili më pas arriti të arratisej nga arresti shtëpiak, duke shkaktuar reagime të ashpra në Beograd.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, gjatë një vizite në Prishtinë në nëntor të vitit të kaluar, kishte lënë të kuptohej se Shkupi nuk do të zbatonte më fletarrestimet e Serbisë. Megjithatë, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, më vonë sqaroi se INTERPOL-i mbetet një mekanizëm ligjor që autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë të detyruara ta respektojnë.

Ky qëndrim i dyzuar ka ngritur shqetësime mbi rolin e Maqedonisë së Veriut në raport me kërkesat e Serbisë për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe mbi pasojat diplomatike që mund të ketë kjo çështje në marrëdhëniet mes Shkupit, Prishtinës dhe Beogradit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.