Gjuha Shqipë po ndotet/ Studiuesit kërkojnë komision mes Tiranës e Prishtinës

E premte, 4 Korrik, 2025

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, e shpallur 23 vjet më parë nga UNESCO, me qëllim promovimin e diversitetit gjuhësor dhe edukimin shumëgjuhësh, studiues dhe gjuhëtarë diskutuan në Tiranë sfidat që përballet sot gjuha shqipe.

“Qenia që lind është e gatshme për t’u bërë njeri, por nuk mund të bëhet pa shoqërinë dhe gjuhën. Me gjuhën ne bëhemi njerëz dhe pjesë të kësaj shoqërie,” u shpreh gjuhëtari Prof. Dr. Xhevat Lloshi, duke theksuar rëndësinë e gjuhës në formimin e individëve dhe shoqërive.

Sipas tij, ndonëse pranimi i huazimeve është i natyrshëm, ruajtja e gjuhës shqipe, veçanërisht e dialekteve, mbetet e rëndësishme. “Nuk duhet t’u shpallim luftë huazimeve, por duhet të jemi të kujdesshëm për përdorimin pa kriter të fjalëve të huaja dhe të panevojshme që shpërfytyrojnë gjuhën,” shtoi Prof. Dr. Anila Omari.

Kjo sfidë është edhe më e madhe përsa i përket ruajtjes së dialekteve, ku ndikimi i gjuhës standarde dhe futja e termave teknologjikë kanë krijuar një presion mbi këtë proces. “Media ka një rol të madh. Përdorimi i fjalëve të huaja është i shpeshtë, ndërkohë që përdorimi i fjalëve dialektore është i kufizuar,” theksoi Prof. Dr. Mimoza Gjokutaj. Ajo vuri në dukje se gjuha shqipe ka nevojë të gjallërohet, jo vetëm me forma leksikore, por edhe sintaksore.

Ruajtja e gjuhës shqipe është e domosdoshme për mbajtjen gjallë të kombit dhe kulturës, ndaj studiuesit kërkojnë një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës për një harmonizim të terminologjive, veçanërisht për lëndët shkollore. Prof. Dr. Emil Lafe sugjeroi krijimin e një komisioni të përbashkët për të siguruar një njëhsim të terminologjisë dhe eliminimin e “ndotjeve gjuhësore”, duke marrë si shembull përdorimin e fjalës “markatë” në mes të Tiranës.

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur me teknologjitë moderne, gjuha shqipe duhet të integrohet në to për të ruajtur ekzistencën e saj, sidomos për brezat e rinj që jetojnë jashtë trojeve shqiptare. “Shqipja mund të jetë më e afërta për ata që jetojnë larg, nëpërmjet teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale,” shpjegoi gjuhëtarja Linda Mëniku, duke theksuar se emigrantët janë një forcë e rëndësishme në mbijetesën e shqipes.

Gjuha shqipe, si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar, është si një pemë pa rrënjë për popullin shqiptar, thonë ekspertët, duke nënvizuar se ruajtja dhe promovimi i gjuhës amtare është një detyrë e çdo individi dhe institucioni.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.