Familja faktor kryesor në ruajtjen e gjuhës

E martë, 1 Korrik, 2025

Më ka ra të dëgjoj ankesa nga prindërit mërgimtarë se fëmijët nuk i flasin shqip. Se mjedisi, shkolla, shoqëria etj, po ndikojnë dhe kështu …

Po ku jeni ju prindërit që të mos ndodh kjo!? “Po”, i rrudhin krahët ata, “punojmë shumë, nuk po kem kohë”, duke fshehur arsyet tjera: duan të mos dallohen prej rrethit ku jetojnë, për t’u integruar e përshtatur sa më shpejt në mjedisin ku jetojnë, për tu treguar më vendës se vendësit, për ta fshehur origjinën për shkak racizmit të shtetasve ku jetojnë etj. Këmbëngulja e prindërve për të komunikuar në gjuhën amtare më fëmijët është me efekte të pakontestueshme, bile sa i përket të të folurit edhe më mirë se shkolla.

Njoh prindër, që fëmijët i kanë lindur, rritur e shkolluar në vende të huaja, por komunikojnë, lexojnë e shkruajnë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe po aq të suksesshëm janë edhe në shkollat dhe universitet e shtetit ku jetojnë.

Kam një rast të një familjari tim, gruaja e të cilit është gjermane, po dy fëmijët e tij flasin shqip, falë angazhimit të prindërve; babait shqiptar dhe gruas gjermane e cila edhe vetë ka mësuar gjuhën shqipe.

Prind, me asgjë nuk mund të arsyetoheni nëse fëmija juaj nuk flet gjuhën tuaj. Sidomos tash kur rruga për vendin e origjinës është e hapur, kur mund të jemi në lidhje me vendlindjen 24 orë pandërprerë ditë e natë, përmes TV-ës, shtypit, internetit, bisedave me kamera, teksteve shkollore të dërguara falas për fëmijët e mërgimtarëve nga Ministria për Diasporën e Republikës së Kosovës etj.

T’u mësosh fëmijëve gjuhën është investim në ardhmërinë e tyre, mendoj unë, njohja e gjuhës, kulturës tënde (asaj të veçante që nuk e ka populli mikpritës), ndihmon edhe në integrimin më me themel, më të shpejt në kulturën, jetën e vendit ku jeton, ndihmon komunikimin me gjyshërit, që i duan aq shumë, ndihmon të jenë më afër dhe më fort të lidhur me tokën e origjinës.

***

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.