Katër vite pa arbëreshin Zef Kakoca

E enjte, 3 Korrik, 2025
E enjte, 3 Korrik, 2025

Katër vite pa arbëreshin Zef Kakoca

Më 20 shkurt 2021 u nda nga jeta Zef Kakoca, i njohur si Pino Cacozza, arbëreshi i lindur në Shën Mitër, katund arbëresh i Kalabrisë në Itali. Ai ishte një figurë poliedrike: gjuhëtar, poet, aktor e kantautor i Arbërisë, përfaqësues i denjë i këngës poetike arbëreshe, rapsod i traditave dhe historisë arbërore.

Bëri studimet klasike te Kolegji i Shën Adrianit, aty ku mësoi dhe ligjëroi De Rada i madh. Universiteti i Kalabrisë i dha titullin profesor në Gjuhë dhe Letërsi të huaj, duke mbrojtur suksesshëm disertacionin mbi veprën e Fan Nolit.
Punën e vazhdoi si profesor i gjuhës franceze në Rossano, ku dhe banonte.

Si autor, kompozitor dhe këngëtar fitoi gjashtë herë Festivalin e Këngës Arbëreshe, në të cilin ka qenë dhe drejtor artistik për katër vjet.

Recitalet muzikore – teatrale “De Rada dhe Milosao” me grupin artistik “Zjarri i Ri”, “Rrënjat e Arbërisë” (Le radici dell’ Arbëria), “Udhëtimet e Arbërisë” (I percorsi dell’ Arbëria) dhe “Homazh De Radës”, ishin produkt i shpirtit dhe mendjes së tij brilante.

Aktivitetet kulturore, artistike e teatrale i shtriu në të gjitha katundet arbëreshe dhe këndej detit: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Nga publiku dhe nga kritika është konsideruar personaliteti më artbërës dhe përfaqësuesi më autentik i këngës poetike arbëreshe, përçues dinjitoz i traditës, historisë dhe kulturës arbërore.

Ka qenë kryetar i shoqatës “Arbitalia”, e para gazetë arbëreshe on line (ëëë.arbitalia.it).
Në vitin 2009, në Napoli të Italisë mori, “Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Kreativitetin”, çmim që u jepet personaliteteve të larta të kulturës mesdhetare.
Deri sot ishte anëtar i Komitetit Shkencor për Vlerësimin e Komuniteteve Arbëreshe në Zyrën Rajonale në Kalabri (Ministria e Arsimit).
Anëtar i Komitetit Shkencor në Institutin Regjional të Kalabrisë për Komunitetin Arbëresh.
Kryetar i Shoqatës Arbëreshe në Corigliano-Rossano.
Drejtues i librit digjital “Le Perle di Arber”.
Në vitin 2015, u laureua me titullin “Naim Frashëri i Artë”, nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë.
Në vitin 2017, botoi romanin e parë “La Terra di Yll”.
Në vitin 2017, u bë anëtar i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës.

Zefi la pas vetes shumë këngë të bukura arbëreshe, la përmbledhje poezish të botuara e të pa botuara, la romanin e radhës përgjysmë, la këngë të nisura, ashtu siç la përgjysmë URËN MBI DET, një projekt që e nisem bashkë viteve të fundit dhe që na lumturonte fort.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.