Greqi/ Shembja e një çatie i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Santorini

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një aksident i rëndë në punë i mori jetën një 19-vjeçari shqiptar mesditën e 20 shkurtit në Santorini.

I riu humbi jetën pasi u zu poshtë nga shembja e një çatie, ndërsa po kryente punime ndërtimore në objektin ku punonte në zonën e Imeroviglit, Thira.

Sipas raportimeve të Cyclades24.gr, policia ka arrestuar pronarin e objektit si dhe përgjegjësin e punimeve, ndërkohë që Nëndrejtoria e Policisë së Thirës po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti nuk ka lidhje me lëkundjet sizmike të fundit në rajon, megjithatë, Prokuroria e Naxosit ka urdhëruar një hetim shtesë mbi rastin.

Burime nga policia konfirmojnë se zona ku po zhvilloheshin punimet nuk bënte pjesë në territorin e ndaluar për ndërtime.

Sidoqoftë, është konstatuar se pronari i objektit nuk dispononte lejen e nevojshme për kryerjen e punimeve ndërtimore.

Hetimet mbi këtë rast tragjik vijojnë, ndërsa ngjarja ka risjellë në vëmendje çështjen e sigurisë në vendet e punës dhe respektimin e rregullave në sektorin e ndërtimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.