“Vjetari artistik shqiptar”, artistët shqiptarë në diasporë

E premte, 4 Korrik, 2025

Memorizimi i vlerave të artit dhe artistëve shqiptarë në diasporë, bëri bashkë në ambientet e Ambasadës, artistë profesionistë të teatrit, kinematografisë, arteve pamore, operas dhe baletit, diplomatë dhe përfaqësues të Qendrës së Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për prezantimin dhe diskutimin e “Vjetarit artistik shqiptar” (VASH).

VASH, botimi i parë në llojin e tij, i vjen në ndihmë kërkuesve shkencorë, pedagogëve, studentëve dhe publikut më të gjerë. Studiueset znj. Cikopano dhe znj. Gashi theksuan se krijimi arkivave artistike është një proces jetik për një komb, ndaj ringritja e këtyre arkivave e bën VASH-in një projekt potencial, që ofron një pasqyrë më të plotë të jetës artistike dhe kulturore mbarëkombëtare. Ato ftuan artistët e pranishëm të përfshihen në këtë Vjetar nëpërmjet biografisë, aktiviteteve, eventeve artistike të realizuara në vite dhe të promovojnë atë edhe tek bashkëkombasit e tyre me qëllim restaurimin e kujtesës dhe rifunksionalizimin e arkivave kulturore.

Ndërsa znj. Eliverta Radomi, Ministër Këshilltarë në Ambasadë, duke vlerësuar komunitetin shqiptar në Greqi si një nga komunitet më prestigjoze të diasporës shqiptare, vleresoi se përfshirja e aktiviteteve artistike të tyre në këtë Vjetar është jo vetëm një kujtesë historike, një burim studimi i veprës e tyre në diasporë, por edhe një urë që lidh gjeneratat përmes një trashëgimie të pasur dhe frymëzuese artistike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.