“FolCalFest” mbylli edicionin e tij të 13-të. Ky event organizohet nga Qendra Kërkimore e Këndimit Grek “ERKET”, me pjesëmarrjen për herë të dytë radhazi të Komunitetit Shqiptar në Greqi.
Festivali pati mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Greke, Bashkisë së Cholargos dhe u realizua me përkujdesjen e veçantë edhe të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Shqiptar në Greqi.
Për dy netë me radhë grupime nga krahina të ndryshme të Greqisë, minoritare dhe komunitete të huaja, prezantuan në skenën e amfiteatrit “Mikis Theodhoraqis” pjesë nga tubime festive tradicionale.
Komuniteti Shqiptar u prezantua me “Dasmë shqiptare” duke ndërthurur traditat e dy trevave atë të Labërisë dhe Shqipërisë së Mesme, me pjesëmarrjen e grupeve polifonike “Vëllazërimi” dhe “Malli i mërgimtarit”, grupin e valleve me koreografe Lura Llabanin e pjesëmarrje të vallëtarëve nga shoqata “Vëllazërimi” e “Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi”, këngëtaren Teuta Pango, muzikantët Ilir Duralliu, Keli Xhelili, Viktor Dervishi e Siri Sadikaj dhe udhëheqëse artistike Brikena Qamën.
Festivali u përshëndet nga përfaqësuesja e Ambasadës Shqiptare në Athinë, Diplomatja Eliverta Radomi dhe kryetarja e Komunitetit Shqiptar në Greqi Rovena Xhori.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.