Kreu i KQZ, Celibashi sqaron kur do të numërohet vota e Diasporës

E diel, 23 Mars, 2025

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka sqaruar se kur do të bëhet numërimi i votave të Diasporës, ndërkohë që afati i regjistrimit është deri më 4 mars.

“Numri i votave nga jashtë nuk mund që të fillojë të numërohet pa filluar procesi i numërit të votave i qarkut përkatës. Përshembull fletët e votimit për qarkun Durrës për votimin e emigrantëve nuk mund të nis nëse s’ka filluar procesi i numërimit të votave për qarkun Durrës nga brenda vendit’, tha ai.

Aktualisht, teksa kanë mbetur dhe dy javë nga përfundimi i afatit janë miratuar afërsisht 150 mijë kërkesa, të cilët vijnë kryesisht nga qarqet Tiranë, Fier, Durrës e Elbasan.

Shqiptarët jashtë të regjistruar janë kryesisht nga Italia, Greqia dhe Gjermania.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.