Shime Deshpali (Šime Dešpalj) lindi në vitin 1897 në Zarë, në një familje patriotike me origjinë nga Kraja. Kreu shkollën normale dhe studioi për muzikë. Punoi si mësues muzike dhe dirigjent. Shkrimet i botoi në organet letrare të Kosovës. Botoi vëllimin “Tregime arbnore” (1966) dhe përmbledhjet poetike “Agimet dhe parambramjet e Arbneshit” (1969), “E vërteta” me temë nga jeta e Arbëreshëve të Zarës.
Hartoi gjashtë këngë korale që janë botuar në përmbledhjen “Këngë Shqiptare“ (1973, Prishtinë) dhe libretin e muzikën e operës me temë patriotike “Vana” që mbeti e papërfunduar. Fuqia e veprave të Shime Deshpalit ndodhet në këmbënguljen dhe dashurinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në një vend të izoluar etnikisht.
Në krijimtarinë e tij poetike mbizotërojnë notat romantike, çiltërsia e ndjenjave dhe thjeshtësia e mendimeve. Në botimet e tij spikat dashuria për gjuhën e zakonet arbneshe dhe pulson gjaku arbëror.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.